Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, ka paralajmëruar rrezikun e zhdukjes së policisë multietnike në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar rrezikun e zhdukjes së policisë multietnike në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak, për shkak të mungesës së përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe boshnjakëve në strukturat policore. Kamberi tha se bashkë me deputetët e Partisë së Veprimit Demokratik nga Sanxhaku, kanë propozuar një program të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në polici. Sipas tij, punësimet e deritashme nuk kanë siguruar përfaqësim të barabartë, duke çuar në zvogëlim të ndjeshëm të pjesëmarrjes së komuniteteve jo-serbe në forcat e rendit. “Kemi kërkuar nga Kryeministri i Serbisë të inicojë një program të veçantë që garanton përfaqësim real dhe të drejtë. Ky është parakusht për ekzistencën e një policie multietnike funksionale,” – theksoi Kamberi. Ai kujtoi se në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike që solli stabilitet dhe besim te qytetarët. Sipas tij, tani është koha që ky model të rikthehet dhe të forcohet.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …