Shaip Kamberi

Shaip Kamberi kërkon nga Qeveria e Kosovës përjashtimin e produkteve shqiptare nga taksimi prej 10 për qind

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe. Pas vendimit për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga shteti i Serbisë, kryetari i komunës së Bujanocit, kërkon nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë nga Kosova Lindore. Kamberi thotë më tej se prodhuesit shqiptarë të kësaj treve të vetmin treg e kanë Kosovën dhe nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, ka thënë ai. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së martës, ka marrë vendim që t’i taksojë mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës me 10 për qind, duke i përjashtuar brendet ndërkombëtare që prodhohen në dy shtetet përkatëse. Ndaj këtij vendimi ka reaguar BE-ja, por edhe Serbia, që kanë kërkuar tërheqjen e këtij vendimi menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …