Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohemi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, është cituar të ketë deklaruar se Interesi i shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk është të fitohet  një sekretar shteti ose ministër pa portofol, në Serbi, por interesi është të veprohet në institucione, në komuna dhe  participimi i shqiptarëve të rritet proporcionalisht me atë që thotë Kushtetuta dhe ligjet.  Ai konsideron se pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e prezantimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe mënyrë që ato përmes ndonjë kooperimi të mundshëm të zgjidhen. Në pyetjen rreth deklaratës së tij se Presheva Bujanoci e Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, Kamberi u përgjigj se ideja rreth shkëmbimit të mundshëm të territorit nuk rrjedh nga partia e tij, por për këtë kanë folur presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq. Ne vetëm e kemi përmendur si një skenar të mundshëm për marrëveshje ndërshtetërore që do të duhej të lidhej midis Beogradit e Prishtinës, nëse do të pajtoheshin të dy palët për ndryshimin e kufijve. Nëse ndodh kjo, kërkesa jonë është që territori i tri komunave të jetë si tërësi dhe jo ndarja nëpër disa fshatra, që do të shkaktonte katastrofë humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …