Behxhet Shala

Shala: Faturimi i energjisë së shpenzuar nga serbët qytetarëve të tjerë është vepër penale

Duke komentuar njoftimin se KEK-u dhe KEDS-i energjinë që po shpenzojnë serbët në veri po ua faturojnë qytetarëve tjerë të Kosovës, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka thënë se kjo është vepër penale dhe Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa. Është shumë e padrejtë që një pjesë e qytetarëve të paguajnë energjinë edhe të atyre që nuk e paguajnë. Kjo jo vetëm që është shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe vepër penale dhe pas kësaj informate Prokuroria duhet të ndërmarrë masa menjëherë. Nuk mundet askush të bëjë një program duke ua shpërndarë rrymën e atyre që nuk paguajnë atyre që paguajnë në mënyrë proporcionale nga një euro apo nga dy. Kjo është gjobë e kundërligjshme apo haraç. Zyra e Rregullatorit të Energjisë në vend se t’i mbrojë interesat e qytetarëve është rreshtuar në anën e KEDS-it dhe po shihet që në shumicën e rasteve po aprovon shumicën e kërkesave në kurriz të konsumatorit. Qeveria është ajo që duhet të ndërmarrë hapa, ngase në fund të fundit ata janë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, kas përkujtuar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …