Shala: Mustafa e di se duhet të japë dorëheqje, është shkelësi më i madh i Kushtetueses

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shkeljet që janë bërë me rastin e nënshkrimit të Asociacionit të Komunave Serbe, qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje. Shala ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Atë çka e thotë kryeministri është e kundërta çdoherë. Ai e di shumë mirë se sot ose nesër doemos do të japë  dorëheqje sepse është shkelësi më i madh i Kushtetueses. Në rast se ai nuk jep dorëheqje veprimet tona do të jenë në përputhje me veprimet e tij. Shala ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, sepse  konisideron se gjendja mund të përkeqësohet për aq kohë sa nuk jep dorëheqje kryeministri, Isa  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …