Shaqir Totaj prezanton projektin e madh: Transformim i Parkut Qëndror dhe parking nëntokësor për 711 vetura

Shaqir Totaj prezanton projektin e madh: Transformim i Parkut Qëndror dhe parking nëntokësor për 711 vetura

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga deputetja dhe arkitektja Eliza Hoxha, ka prezantuar sot projektin e dytë të madh për qytetin. Transformimi i Parkut Qëndror të Prizrenit dhe ndërlidhja e tij me parkingun e ri nëntokësor që do të ndërtohet me kapacitet për 711 vetura është zotimi tjetër që ai ka shpalosur për qytetarët. “Parkun Qëndror të Prizrenit do ta transformojmë në katër vitet e ardhshme. Kënde të reja rekreative, hapësira për fëmijë e të moshuar e do të mbjellim qindra drunjë të ri për ta rigjallëruar mushkëritë e qytetit tonë. Krahas parkut do të rregullojmë edhe shtratin e Lumbardhit – për t’i dhënë bukuri momenteve që kalojmë andej. “, ka thënë Totaj.

“Kjo nuk është e gjitha sepse parkun do ta lidhim me parkingun e ri nëntokësor që do ta ndërtojmë tek stadiumi i ri ndihmës – me kapacitet prej 711 veturave. Parkingu do t’u jap përgjigje kërkesave të spitalit, stadiumit, kampusit universitar dhe turistëve të shumtë, posaçërisht atyre që vijnë nga Shqipëria. Bashkë me qytetarët – ndryshimi për Prizrenin po vjen. “, ka shtuar ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe arkitektja Eliza Hoxha ka thënë se ky projekt i Kryetarit Totaj do t’ua përmirësojë jashtëzakonisht shumë cilësinë e jetesës qytetarëve të Prizrenit. “Si profesioniste, ju them se ky është pikërisht projekti për të cilin ka nevojë Prizreni. Gjelbërim, infrastrukturë, shkarkim të qytetit nga veturat dhe përmirësim i cilësisë së jetesës.”, ka thënë deputetja Hoxha. “Shaqir Totaj është profili i menaxherit dhe politikanit që ka nevojë Prizreni. Përvoja e tij është garanci për qytetarët e Prizrenit që këto projekte do të realizohen në kohë rekorde. Prizreni i ka humbur katër vite, prandaj Kryetari Totaj është shpresa për t’ia kthyer dinjitetin këtij qyteti historik.”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …