Sokol Haliti

Bislim Bislimaj ka probleme pronësore me babanë e vajzës së mitur, kjo nuk është shpikja jonë, thonë zyrtarët e komunës së Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është akuzuar nga  Bislim Bislimaj i Vetëvendosjes, për inskenimin e arrestimit të tij, nën dyshimet për dhunimin e një të miture, të cilit më pas nga Prokuroria  iu ndërpre masa e ndalimit. Haliti ka mohuar se ka gisht në inskenimin e rastit, dhe sqaron se  thotë se z Bislimaj ka probleme pronësore me babanë e  e vajzës së mitur. Në reagim thuhet: Për hirë të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Vitisë dhe opinionit të gjerë, lidhur me akuzat e pabaza drejtuar kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dëshirojmë të ju njoftojmë se këto pretendime se kinse kryetari Haliti qenka i përfshirë në të ashtuquajturën “inskenim i rastit”, të anëtarit të kryesisë së LVV-së Bislim Bislimaj, nuk qëndron dhe se këto akuza janë të pa baza. Duke e ditur se vet rasti është denoncuar nga prindi i vajzës për të cilën akuzohet Bislimaj, dhe duke u bazuar në konferencën për media që ai ka mbajtur, na len të kuptojmë se këto dy familje kanë probleme pronësore mes vete, dhe  japin tjetër kahe e të njollosin udhëheqjen   dhe stafin e komunës pa të drejtë, dhe pa asnjë argument, por vetëm për qëllime politike, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …