Avdullah Hoti: Taksa 100% ndaj produkteve serbe po përdoret nga Qeveria Haradinaj për të mbuluar dështimet e tyre

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti kërkon nga kryetari Thaçi që më shpjet t’i emëroj anëtarët e KQZ-së

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më shpjet të emëroj anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor. “Presidenti i ka bllokuar KQZ-së dhe është hera e parë qe ndodhë kjo që nga themelimi. Presidenti nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese ku duhet të pranoj propozimet nga subjektet politike. Mos funksionalizimi i KQZ ka ndikuar negativisht qe dy muaj në Kuvendet komunale. Ne kërkojmë që presidenti të emëroj anëtarët e KQZ”, ka thënë ai.

Hoti në konferencë javore të kësaj partie ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket platformës së dialogut me Serbinë. Por ai tha se janë duke pritur që të ketë ndryshime në Platformën e re. “LDK është parti opozitare dhe ne jemi partia e parë që e kemi mbështetur dialogun por jemi parti opozitar. Lidhur me këtë platformë ajo nuk e ka mbështetjen tonë do të presim çfarë do të ndodhë me platformën tjetër”, tha Hoti. Ai gjatë kësaj konference ka folur edhe për 53 milionët që Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë kompanisë “Bechtel & Enka” ku e ka quajtur keqpërdorim të parës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …