Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ndërkohë që u ka kërkuar falje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,  derisa i mllefosur i binte  tavolinës me gotë, pasi kishte harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që Vetëvendosja  përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të prezantuar në raportin e Fridom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat. Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për të sharën që bëri në seancën e sotme të Kuvendit. Ai tha se “kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shpreh në rrethana të tjera, por jo duke sharë”. Ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk iu ka  drejtuar personalisht asnjë deputeti”, sqaroi Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …