Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Sulmet në Halep të Sirisë të papranueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmet në Halep  të Sirisë janë ‘moralisht të papranueshme’ dhe shkelin ligjin ndërkombëtar. Ai i bëri thirrje Rusisë të marrë hapa për rivendosjen e armëpushimit. Sulmet e tmerrshme në Halep  na kanë tronditur të gjithëve. Dhuna dhe sulmet që kemi parë edhe mbi kamionët me ndihma, janë moralisht të papranueshme dhe paraqesin shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ato nënvizojnë rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore të krizës në Siri’, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Bratisllavë. Komentet vijnë pas një fushate intensive të bombardimeve në Halep të cilat kanë lënë të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Besohet se edhe regjimi sirian, edhe ushtria ruse kanë qenë të angazhuar në bombardime këtë javë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …