Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: Letër ambasadorëve: Shkatërrimi i historisë së një populli është degradim i vlerave dhe demokracisë (7)

Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, kriza në Kosovë është një veprim proporcional i juaji me vendorët, dhe nëse kjo nuk pranohet, zgjidhje nuk do të ketë kurrë. Ky vend i dal nga lufta dhe kriza të mëdha, që nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap një periudhë mbase 600 vjeçare, prandaj përkrahja për një të ardhme më të ndritur është dashur të shoqërohet mbi një studimi shkencor që do të kishte qasje tjetër.

Megjithatë Kosova meriton një trajtim më dinjitoz, në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohet, në mostër për eksperimente me pasoja tragjike. Populli i Kosovës është fisnik e bujar, por me fisnikërinë tij po tallen një kastë proletare e socializmit rozë jugosllav dhe ideologji të majta që po bie ndesh me interesat e popullit shqiptarë, me kulturën demokratike të Evropës Perëndimore dhe sidomos po bie ndesh me doktrinën amerikane për shoqërinë. Kjo që po them do të del më në pah nëse bëhen hulumtime për të parë ku është shkaku i këtij ngërçi, ku janë gabimet sepse pasojat po shihen. Pse të mos nisen analizat, për të parë ku janë sistemuar struktura e vjetër e LKJ-së, në cilat institucione kombëtare e ndërkombëtare dhe cili ka qenë roli i tyre real për gjendjen e krijuar. Pastaj le të shikohen me cilat pasuri dolën nga ai sistem dhe si janë pasuruar në këto 20 vjetët e fundit, pasi disa sish janë bërë milioner. Në këtë plan, pse të mos shihen edhe gradat akademike të pamerituara që i kanë përftuar dhe dikasteret edukativo-arsimore po drejtohen nga struktura proletaresh.

Tashmë nuk mund të fshihet se për gjendjen reale në Kosovë, kanë reaguar vendet mike të Kosovës, dhe shumë institucione përkatëse të cilat monitorojnë situata dhe vende me kriza të mëdha, në rastin konkret edhe me Kosovën. Por në Kosovë ekziston një diskrapancë e madhe në mes deklarimit populist të cilin e bëjnë kryesisht politikanët shqiptar dhe deklaratave mbështetëse mjaftë patetike nga përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar, të cilët është mirë për ta ndryshuar kursin e tyre në raport me politikanët që vet po i kritikojnë, nëse dëshirojnë për të ndryshuar realitetin që ekziston.

Në kohën kur Kosova ishte në luftë dhe ndodhnin arrestime e vrasje të mëdha, në gazetën “RILINDJA”, 24 prill 1999, është botuar një analizë e imja në të cilën janë prognozuar veprimet të sakta të cilat e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje. Aty kam theksuar se “Serbia, në këtë humbje të sigurt, ka tendencë ti bëjë përpjekjet e fundit maksimale të saj që orientimi i ardhshëm politik i shqiptarëve të Kosovës, (të kontrollohet nga ajo), ku përmes kanaleve të saja, të sforcohet vija e përafërt me bindjet politike që ka dhe synon në të ardhmen të ndjek ajo”, kuptohet në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare që do të vendosej në Kosovë, duke theksuar se “Lufta psikologjike e serbëve ka marrë dimensione tronditëse edhe me listat e rrejshme për të likuiduarit, informacione të cilat lënë nën margjina mjaftë veprime të tjera makabre. Koha do ta dëshmon… se kanë pësuar sidomos funksionarë politikë të LDK-së, duke mos përjashtuar as personalitetet e partive politike shqiptare që sadopak kanë pasur dhe kanë orientim demokratik properëndimor… Eliminimi i liderëve dhe intelektualëve të këtij krah politik do të shkallmohet qëllimisht… për ta dobësuar dhe shkatërruar krahun politik të cilët vizion themelor kanë dhe kanë pasur orientimin e shqiptarëve pro perëndimit, pro demokracisë evro-amerikane1.

Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Ndërkombëtare në Kosovë, duke i parë se si janë zhvilluar ngjarjet në këto dy dekada, qofshin vrasjet me motive politike, eliminimi i intelektualëve strukturat udhëheqëse, po sidomos kaosi në konceptin orientues, na jep të drejtë për të thënë se gjykimi i atëhershëm paska qenë shumë i saktë. Nuk dua të paraqitem modës, por dua t’ua theksojë publikisht se në të gjitha shkrimet tjera për ngjarje e zhvillime të tjera ka saktësi të mjaftueshme.

Pse ka ardhur Kosova në këtë gjendje, në analizën time po kufizohem vetëm në katër shtylla, për të ilustruar shpjegimin se shkatërrimet janë bërë me prapavijë për të rrënuar përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe për ta ngulfatur angazhimin e SHBA-ve dhe aleatëve të sajë në vendet e Bashkimit Evropian, për ta demokratizuar Kosovën dhe rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Sot kam vendosur të qëndroj në Grykë për të mësuar se si po gjallohet këtu …