leoni

Shefqet DIBRANI:PIKTURA “GJETHE ARI” E VLORA GASHIT, NË EDICIONIN E  15-të TË ARTIT BASHKËKOHORË NË VENEDIK TË ITALISË

Shefqet DIBRANI: PIKTURA “GJETHE ARI” E VLORA GASHIT, NË EDICIONIN E  15-të TË ARTIT BASHKËKOHORË NË VENEDIK TË ITALISË

  “Çdo vepër është një pjesë e shpirtit tim, një tregim i treguar përmes syve të një krijueseje të pasionuar”, Vlorë Gashi, piktore…

 

Arsimimi dhe Karriera Profesionale:

Piktorja Vlora Gashi, e lindur në Prishtinë në vitin 1986, është ekonomiste e diplomuar dhe afariste mjaftë e suksesshme në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Ajo, edhe pse në moshë relativisht të re ka themeluar disa veprimtari biznesore, kurse tash drejton dhe menaxhon një agjenci e cila operon me sukses në tregun e Kosovës dhe atë Ndërkombëtar. Përvoja 10 vjeçare në këtë veprimtari ia rritë namin edhe më tej kësaj vajze nga Prishtina për sukseset e saj. Përkushtimi i veçantë dhe aftësitë në menaxhimin e bizneseve, kanë kontribuar jo vetëm në rritjen e mirëqenies së saj sociale, por kanë ndikuar në zhvillimin e vazhdueshëm të veprimtarisë me këtë agjenci. Ajo ka një atribut të veçantë, qoftë si fëmijë i përkushtuar ndaj prindërve dhe të tjerëve për mirësjellje dhe humanizëm specifik. Afinitete të rralla që ia kanë ndërtuar personalitetin qytetar, dhe në fushën e veprimtarisë biznesore. Viteve të fundit Vlora është shquar edhe në fushën e artit pamor duke u bërë emër, tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Këtyre ditëve. ajo po merrë pjesë në BIENALËN E 60-të me radhë,  përkatësisht në “EDICIONIN E  15-të  TË ARTI BASHKËKOHORË”, ngjarje e madhe e artit pamor që mbahet që prej 60 vitesh në Venedik të Italisë, (CONTEMPORARY VENICE 15TH EDITION), nga data 04 – 19 korrik 2024. Piktorja prishtinase sivjet është prezantuar me pikturën “GJETHE ARI”, kurse Vlorës i ka shtuar vullnetin për suksese duke ia shtuar vetëbesimin edhe në fushën e artit, pasion të cilit iu ka qasur me përkushtim që nga fëmijëria e hershme.

Pasioni për artin Artistike:

Përveç angazhimit të saj në fushën profesionale, Vlora Gashi, është një piktore e suksesshme. Talentin për artin e ka treguar qysh në moshën e re, njohja me ngjyrat dhe nuancat artistike të veshjes e mirëmbajtjes si dhe rregullimi i ambientit ku ajo ka jetuar e kanë bërë qysh si fëmijë më të dalluar, kurse me vizatime dhe piktura ajo ka vazhduar të rritet dhe me kalimin e viteve t’i rikthehet pasionit që kishte sa ishte fëmijë, por për shkak të ambientit mjaftë i ashpër për të mbijetuar ajo për vitet të tëra është marrë me veprimtari nga fusha e ekonomisë, ku vite më parë ka diplomuar. Talenti dhe përkushtimi gjithnjë në rritje, janë rezultat i një pune me pasion dhe falë pikturave të shumta të publikuara, kreysisht në rrjetet sociale, është bërë e njohur në rrethe profesionale që hulumtojnë e kërkojnë çasje të reja në artin bashkëkohor dhe si rezultat i këtij angazhimi të gjertanishëm ajo është pjesë e Bienalit të Artit Bashkëkohor në Venedik të Italisë për të marrë pjesë, pse jo në njëfarë mënyrë për ta përfaqësuar Arin Bashkëkohor të Kosovën dhe të brezit të saj nga kjo fushë artistike.

Pikturat e Vlorës janë shprehje e lirë e imagjinatës dhe emocioneve të saj. Ajo përdor akrilik për të sjellë në jetë subjektet e saj të preferuara, të cilat shpesh janë të frymëzuara nga natyra dhe përvoja personale. Krijimet e saj përshkruajnë peizazhe të bukura dhe kompozime abstrakte që ftojnë shikuesin në një udhëtim të brendshëm të mendimit dhe ndjenjës, me të gjitha nuancat e ngjyrës, një kombinim i arrirë dhe tejet mbresëlënës. Ajo shpesh eksperimenton me teknika të ndryshme qoftë me akrilik ose në vaj, për të arritur efektet që dëshiron t’i fiksojë në veprat e saj. Ky eksperimentim i vazhdueshëm i ka dhënë mundësinë të zhvillojë një stil të dallueshëm i cili tërheq vëmendjen dhe vlerësimin e artdashësve, sidomos tani kur ajo është pjesëmarrëse e një Bienali kaq të rëndësishëm Ndërkombëtar, dhe në vendin ku arti dhe punimet artistike marrin vlerësimin e duhur për të pasur sukses mëpastaj.

Lulet dhe arti si lule:

Përveç disa pasioneve që i theksuam më lartë, pasion tjetër i Vlorës janë lulet, jo vetëm për t’i mbjellë, kultivuar dhe mirëmbajtur, por në mënyrë artistike për të shprehur edhe dashuri për to.Ajo i konsideron lulet burim frymëzimi, disponimi dhe gëzimi. Ky interes për lulet të cilat i ka art, shpesh i reflektojnë nuancime edhe në veprat artistike, ku përveç anës mjeshtrore ajo kap me delikatesë dhe elegancë nuancat artistike që ajo i gjenë si frymëzim artistik pikërisht në florën e begat dhe te lulet.

Imazhi i pikturës “GJETHE ARI”

Përmasat e kësaj pikture janë: 70 X 50 cm. Ndërsa periudha e krijimit, gjithnjë sipas piktorës është “Koha e izolimit nga pandemia COVID-19”.
“GJETHE ARI”, është një vepër e lindur dhe e krijuar në kohë të vështira që kalonte shoqëria njerëzore. Ajo, përveç anës artistike shpreh edhe shpresë dhe tregon qëndrueshmëri, të paraqitura nëpërmes imazhit të një gjetheje ari. Artistja ka përdorur fletë të arit për të krijuar një kompozim që tregon bukurinë dhe delikatesën e natyrës, duke theksuar vlerën e saj të përjetshme dhe rëndësinë e ruajtjes së saj. Për më shumë, për kohën kur është krijuar, dhe panikut global që mbulonte botën, “GJETHE ARI”, apelonte për triumf të shoqërisë karshi katastrofave globale, pa përjashtuar as Pandeminë COVID-19.

Materialet dhe Teknika:

Vepra është realizuar me fletë ari dhe bojëra akrilike mbi kanavac. Sfondi përmban ngjyra të errëta dhe të qeta, si portokalle, vjollce, verdhë dhe gjelbërt e thellë e kombinuar me ngjyrën gri, që krijojnë një kontrast të fortë me shkëlqimin e arit. Fletët e arit janë paluar me kujdes për të formuar një gjethe të madhe dhe të detajuar në qendër të veprës.

Motivet dhe Simbolika:

Gjetheja e arit, për Vlorën, simbolizon natyrën dhe jetën, duke u fokusuar në delikatesën dhe vlerën e tyre. Ky simbolizëm ishte veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë COVID-19, shprehet piktorja, duke qenë e sigurt se, pavarësisht sfidave që sillte ajo pandemi, jeta dhe natyra kanë një vlerë të paçmueshme që duhet ruajtur dhe vlerësuar, mbi të gjitha njeriu duhet vazhdimisht me triumfuar.

Ndërsa Efekti Vizual i pikturës paraqet:  “Fletët e arit që reflektojnë dritën në mënyrë të mrekullueshme, duke krijuar një ndjenjë ngrohtësie dhe shprese. Drita që luan mbi sipërfaqen e veprës krijon një ndjesi të lëvizjes dhe jetës, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe qëndrueshmërisë”, ka thënë diku në një deklaratë të saj kjo piktore. Nëpërmes sëcilës ajo përpiqet të jap mesazhin e saj, sidomos kur vepra artistike është “krijuar gjatë një periudhe izolimi dhe pasigurie”, ndërsa tabloja GJETHE ARI, “është një manifest i shpresës dhe një vetëdije se jeta, si një gjethe ari, është e brishtë por e çmuar”. Artistja dëshiron të komunikojë me shoqërinë se, “pavarësisht kohëve të vështira, ne duhet të mbajmë shpresën gjallë dhe të vlerësojmë bukurinë dhe vlerën e jetës dhe natyrës”.

Deklarata e piktorës – Vlora Gashi:

 Në një prononcim për strukturat drejtuese të Benialit të Artit Bashkëkohor që po mbahet në Venedik, Vlorë Gashi shprehet: “Arti për mua është një mënyrë jetese, një udhëtim i përhershëm i shpirtit dhe imagjinatës. Çdo pikturë që krijoj është një reflektim i ndjenjave të mia të brendshme dhe një dritare drejt botës sime të përsonalizuar. Përmes ngjyrave dhe formave, përpiqem të kap emocionet dhe momentet që më prekin më së shumti.”

Dhe si çdo artist e artiste tjetër edhe ajo beson se “Arti ka fuqinë të shërojë dhe të frymëzojë!”, prandaj kur jam para telajos, shprehet Vlora “ndihem e lirë të eksploroj dhe të eksperimentoj, duke krijuar një dialog të heshtur midis mendjes dhe dorës sime. Çdo brushë e imja që prek telajon është një hap drejt një bote të re, një rrëfim i pafund që nëpërmes realizimit artistik pret të zbulohet”.

Si çdo artist i profiilizuar brenda artit që krijon, edhe Vlora, meritat e shumta ia atribuon natyrës andaj ajo shprehet: “Natyra është një burim i pashtershëm frymëzimi për mua. Bukuria dhe delikatesa e luleve më kanë magjepsur gjithmonë, dhe shpesh gjej veten duke sjellë elemente të natyrës në veprat e mia. Këto krijesa të brishta, me ngjyrat dhe format e tyre të mahnitshme, përfaqësojnë ciklin e jetës dhe ndjenjat e ripërtëritjes dhe shpresës.

Tashmë ajo ka prekur Një Maje të suksesit, por “Si një piktore autodidakte, udhëtimi im artistik ka qenë një proces vetë-zbulimi dhe rritjeje” shprehet me modesti piktorja. “Kam krijuar stilin tim, që e bënë pikturën time të veçantë, e cila pasqyron personalitetin dhe përvojat e mia unikate”. Natyrisht, çdo individ është unikat në veten e tij, prandaj “Çdo vepër është një pjesë e shpirtit tim, një tregim i treguar përmes syve të një krijueseje të pasionuar”, dhe “përmes artit tim, dua të ftoj shikuesit në një udhëtim emocional dhe intelektual, duke i bërë ata të ndalen dhe të reflektojnë mbi bukurinë dhe kompleksitetin e jetës. Shpresoj që pikturat e mia të sjellin gëzim, paqe dhe frymëzim për të gjithë ata që i shohin” është shprehur në një dekleratë të autorizuar për përfaqësuesit e Bienales së Arti Bashkëkohor të Venedikut 2024.

Rrugëtim enigmatik që ka mesazhin në brendësinë e vet:

Falë rrjeteve sociale, përkatësisht “INSTAGRAM-it”, ajo është bërë pjesmarrëse në këtë Ngjarje të Lartë Artistike, kurse mënyra e saj, për të arritur në BIENALIN E 60-të të Venedikut, përkatësisht në EDICIONIN E 15-të TË ARTIT BASHKËKOHOR, na thërret për ndërgjegjësim e vetëdijësim në vlerësimin si a sa duhet të atyre që bëjnë art, muzikë dhe letërsi, nëse kemi synim për t’i zbuluar talentët, para se të tjerët t’i vlerësojnë  dhe t’i nderojnë!…

Shefqet DIBRANI

Kontrolloni gjithashtu

Pse u referohemi me Bacë Enveri, Bacë Adem Demaçi, Bacë Adem Jashari e jo Bacë Ahmet Zogu, Bacë Sali Berisha, Bacë Edi Rama…

Pse u referohemi me Bacë Enveri, Bacë Adem Demaçi, Bacë Adem Jashari e jo Bacë …