Shemsudin Mehmedoviq: Komuniteti boshnjak në Kosovë të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet dy popujve e vendeve

Nënkryetari i Kuvendit, Fikrim Damka, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirije Kajtazi dhe kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, Duda Balje, pritën kryetarin e Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, z. Semsudin Mehmedoviq. Në takim u bisedua për situatën, të arriturat dhe synimet e Kosovës, marrëdhëniet në mes të popullit shqiptar dhe boshnjak dhe avancimin e tyre në të ardhmen dhe tema të tjera. Duke folur për pozitën e bashkësisë boshnjake në vendit tonë, deputetja nga ky komunitet, Duda Balje tha se bashkësia civile është i përfaqësuar në të gjitha nivelet e pushtetit dhe u shpreh e bindur se mundësit prosperuese për ta do të jenë edhe  më të mëdha në të ardhmen.  Ndërkohë përfaqësuesi i Parlamentit boshnjak, Semsudin Mehmedoviq, vlerësoi se komuniteti boshnjak në Kosovë duhet të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet dy popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …