Albin Kurti

Albin Kurti fton mërgatën për pjesëmarrje në protestën kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit kryetar të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës për pjesëmarrje në protestën kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit kryetar të Kosovës. Mërgimtarët duhet të vijnë tani këtu sepse Kosova ka nevojë për protestë të fuqishme. I bëjë thirrje mërgatës tonë që t’i hipin avionëve dhe të vijnë në Kosovë, sepse remitancat e tyre shkojnë në blerje te mallave të importit, e më pastaj në buxhet të Kosovës, të cilin këta po e keqpërdorin. Mërgata jonë e ka vendin këtu në shesh, ka deklaruar, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai njoftoi se protesta kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit kryetar i Kosovës do të filloi në ora 10.30.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …