Shënohet 20-vjetori jubilar i Betejës të Tabet e Llapashticës

Shënohet 20-vjetori jubilar i Betejës të Tabet e Llapashticës

Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së në Besianë njofton se organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së në bashkëpunim me komunën e Besianës më 24 dhjetor 2017, organizojnë shënimin e 20 Vjetorit të Betejës së Tabeve të Llapashticës. Fillimisht në orën 10 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial te Dëshmorëve në Penuhë, ndërsa tek lapidarët që ruajnë kujtimin për betejën dhe dëshmorët e rënë do të bëhen homazhe dhe vendosen kurora lulesh  në orën 10 e 45 tek lapidari në Kastrat, në orën 11 tek Lapidari  “Tabeve e Llapashticës”. Ndërkaq në orën 12 në sallën e Teatrit “Avdush Hasani” në Besianë është paraparë të mbahet Akadami përkujtimore. Pritet që në shënimin e kësaj date të rëndësishme që përkujton luftën e lavdishme të UÇK-së dhe rënien e dëshmorëve për liri, të  marrin pjesë si edhe herëve tjera përpos familjarëve të dëshmorëve, ish ushtarëve të UÇK-së, zyrtarëve të pushtetit edhe shumë qytetarë liridashës nga mbarë vendi. (M.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …