Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot pritet ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë dhe dërgimin e tij Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se të hënën Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, patë thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik. “I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …