Vendoset në Vlorë shtatorja e Donika Kastriotit

Vendoset në Vlorë shtatorja e Donika Kastriotit

Në qytetin e Vlorës është përuruar  shtatorja e Donika Kastriotit, në një ceremoni organizuar nga Fondacioni Mbarëkombëtar Kulturor “Nermin Vlora Falaski” dhe Bashkia e qytetit, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Merrnin pjesë anëtaret e fondacionit, anëtar të këshillit të bashkisë, intelektual të qytetit, banorë të Vlorës etj. Ndodhej edhe Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj dhe Nënkryetari i Bashkisë, Shaban Mehmeti. Në ceremoni ka folur para të pranishmëve Kryetarja e Fondacionit “Nermin Vlora” gazetarja e njohur Zenepe Luka, e cila ka falënderuar veçanërisht skulptorin vlonjatë Skënder Tena, sponsorët që bënë të mundur derdhjen në bronz të Donika Kastriotit, Bashkinë e Qytetit etj.

Më pas artistet e popullit Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa kanë zbuluar nënë duartrokitjet e të pranishmëve shtatoren e Donika Kastriotit. Grupi polifonik “Djemtë e Vlorës” këndoi këngë kushtuar Donika Kastriotit, Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Nga Italia kishte ardhur dhe patriotja dhe organizatorja e aktiviteteve  në emigracion Vitore Stefa Leka. (Çlirim Hoxha)

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …