SHENOHET 26 KORRIKU DITA E DËSHMORËVE TË UÇK-së TË SHTIMES

Me homazhe dhe vendosje të kurorave dhe buqetave me lule në Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Shtime, në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe në fshatin Mollopolc, ka filluar shënimi i 26 Korrikut, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Shtimes, Po ashtu në shenjë nderimi është mbajtur Orë Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së si dhe qytetarë të komunës së Shtimes. Me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar nga Kori i Qytetit të Ferizajt, ka filluar ora përkujtimore, ndërsa para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i cili tha se dëshmorët dhanë jetën për ndërtimin e institucioneve dhe ndërtimin e shtetit të Republikës së Kosovës, ndërsa kujtimi dhe nderimi për ta mbetet i përhershëm.

Në emër të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, foli z. Ruzhdi Jashari, i cili tha se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e shenjtë dhe luftë e cila arriti që me kauzën e saj të drejtë arriti që të bëjë aleat NATO-n, gjë që është e para në historinë moderne ushtarake të arrij një gjë të tillë. Për t’i përshëndetur të pranishmit në emër të familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së foli edhe znj. Besarta Musliu, vajza e dëshmorit të UÇK-së Afrim Musliu, e cila përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje si dhe për organizimin e këtij aktiviteti. Me datë 25. 7. 2016 një delegacion i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Shtimes z. Fatmir Rashiti, kanë bërë homazhe dhe vendosur buqeta me lule edhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Kleçkë, Carralevë dhe Rancë ku pushojnë dëshmorë e martirë të rënë për lirinë e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …