leoni

Shënohet 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit në Komunën e Rahovecit

Për shënimin e kësaj dite, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, mbajti ligjërata vetëdijësuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit me nxënësit e ShFMU “Sadedin Hajda” në Rahovec. Ligjëruese nga kjo drejtori ishte udhëheqësja e Sektorit të Mjedisit, znj. Bjondina Ramaj, me të cilët zhvilloi edhe një kuiz lidhur me mjedisin. Nga të pranishmit u shpreh interesim dhe gatishmëri, që përveç vetëdijësimit, ata diskutuan se si mund të ndikojnë për një mjedis më të mirë e të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …