Shënohet 73- vjetori i persekutimit të shqiptarëve në Çamëri

Shënohet 73- vjetori i persekutimit të shqiptarëve në Çamëri

Këtë vit do janë mbushur 73 vite i masakrave greke ndaj popullit shqiptar në Çamëri. Për këtë përvjetor do të ketë aktivitete të cilat do të sjellin në kujtesë këtë ngjarje të rëndë për shqiptarët në  këtë rajon. Për këtë Shoqata “Çamëria”, ka organizuar këtë vit në Kosovë aktivitet, akademi përkujtimore dhe ekspozitë. Mustafë Haziri, nga Shoqata “Çamëria”, tha se çështja çame tani është problem ndërkombëtar.  “Kjo çështje është futur në rend dite në organizmat ndërkombëtare. Në aspektin shkencor po organizohen aktivitet të ndryshme”, tha ai. Haziri tha se është momenti i fundit që institucionet në Shqipëri dhe Kosovë të angazgohen më shumë për Çamërinë. “Politika shqiptare duet të jetë avokate ndaj kësaj çështje”,tha ai. Kurse Arta Rexha, tha se të rinjtë po involvohen në aktivitetet ndaj Çamërisë. “Këtë vit po fillojmë përgatitje për organizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kombin e atdheun”, tha ajo. Sipas saj të rinjtë po sjellin ide për atdhedashuri dhe secili po jep kontributin  e vet. Për këtë përvjetor sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, do të përkujtohen masakrat greke mbi popullatën çame.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …