“Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90-ta"

“Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90-ta”

Me një ceremoni madhështore, të paparë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës ka inauguruar Sheshin “Skënderbej”, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar. Sheshi i cili e ka marrë këtë emër më shumë se një shekull më parë, i është nënshtruar ndër vite disa herë ndryshimeve. Por duket se ndryshimi i fundit është vërtetë mbresëlënës. Brenda më pak se një viti, sheshi me sipërfaqe 28 mijë metra katrorë, u shndërruar në një Shqipëri në miniaturë. Në të janë sjellë gurë dhe pemë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e bërë atë sheshin e gjithë shqiptarëve. Mes emocioneve kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velia falënderoi përzemërsisht të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj vepre. “Ky është një nga sheshet më të bukura në botë” tha zoti Veliaj. “Kam sot një lajm shumë të mirë. Ne nga dje jemi ftuar zyrtarisht për ta çuar këtë shesh në bienalen e Çikagos, nga më të famshmet për arkitekturën, si një nga projektet më të bukura sot në botë! Kur ne shqiptarët bëjmë plane të mëdha ne gjithmonë ja dalim!” tha ai. Ndërsa kryeministri Edi Rama e konsideroi “Sheshi i “Amerikës” së vogël të pas viteve ’90”. “Duke e parë sot këtë pamje të jashtëzakonshme të ardhur spontanisht dhe duke parë flamurin kuqezi që ngrihej më erdhi natyrshëm ta mbyllja fjalën time me vargjet e humbura të himnit tonë kombëtar: “Se Zoti vetë e tha me gojë se kombet s’shuhen përmbi dhe Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!” tha zoti Rama. Ndërsa në rrjetin social “Facebook” ai shkroi “Shpaloset xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane, “Sheshi Skënderbej”, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam”. Përurimi i “Sheshit Skënderbej” u kthye në një festë të madhe për Tiranën. Mijëra banorë të saj ishin të pranishëm në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa për shqiptarët ai është ndjekur në një transmetim të drejtpërdrejtë në RTSH-ja, por edhe në rrjetin social Facebook. Koncerti u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …