SHFMU '' Rifat Berisha'' kremtoi ditën e shkollës

SHFMU ” Rifat Berisha” kremtoi ditën e shkollës

 SHFMU ” Rifat Berisha” kremtoi ditën e shkollës. Në këtë të kremte të dyfishtë për ditën e shkollës dhe rënien e patriotit Rifat Berisha, 73 vite më parë, e para e arsimit maleshevas, Arbëreshë Krasniqi, tha.” Sot ju e nderuara familja Berisha bashkë me nxënës, mësimdhënës dhe komunitetin,  keni festë të madhe, sepse po shënoni ditën e shkollës dhe nderoni patriotin e çështjes kombëtare, Rifat Berishën, që ishte drita e kombit për ta bërë Shqipërinë, dhe vazhdoi,  ”ne jemi këmbngulës për ta bërë ta pavaruar Kosovën, sepse këmbngulës ishin  luftëtarët dhe dëshmorët e kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndër  brezave më parë për çështjen kombëtare, sepse ata dje luftuan, që ne të jemi të bashkuar, sot ne synim e kemi ngritjen e cilësisë në mësim, që si maleshevas t’i qojmë përpara proceset e mëdha kombëtare e arsimore, për të cilën dhanë shumë jetë  e mund njerëzit tanë, këtu përpara shohë nëna të cilat me buzëqeshjet e tyre, janë vetë sinonimi i lirisë, prandaja apeloi të të gjithë për punë dhe angazhim që nxënësit tanë të janë krahas të tjerëve në rajon e më gjërë” përfundoi Krasniqi. Edhe drejtori i shkollës, Esheref Berisha dhe Lulzim Gegaj, folën për  figurën e Rifat Berishës, njëherit  për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, kurse drejtoresha e Drejtorisë për Arsim  dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, nderoi me  panon e shkollës së parë kombëtare, familjen Berisha dhe shkollën.

Nxënësit dhanë program të pasur artistik, në fund u  nderuan vëllezërit Berisha  dhe u vendosen lule në varrezat ku pushojnë, në Berishën e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …