Rifat Berisha (1910-1949) luftëtar i shquar i Lëvizjes Antifashiste dhe kundërshtar i mbetjes së Kosovës nën Jugosllavi

Më 17 maj të vitit 1949, forcat e UDB-së jugosllave kanë vrarë në rrethim: Rifat Berishën dhe Mustafë, Brahim e Islam Berishën

Më 17 maj të vitit 1949, forcat e UDB-së jugosllave kanë vrarë në rrethim Rifat Berishën atdhetar, luftëtar i  LANÇ-së. Ka lindur në fshatin Berishë të Drenicës në një familje atdhetare. Ka kryer shkollimin ushtarak në Tiranë. Ka marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare. Ka qenë pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit, në vitin 1944 dhe më vonë i konferencës së Prizrenit në vitin 1945, ku me shumicë votash të delegatëve shqiptarë serbë e malazezë u mor vendim që Kosova t’ i bashkohej Serbisë e Jugosllavisë.  Rifat Berisha më pas nuk ishte pajtuar me këto vendime dhe doli haptas kundër regjimit duke organizuar edhe kryengritje.  Së bashku me të afërmit, natën e 16 dhe 17 majit të vitit 1949 ndodhej në fshatin Gajrak të Malishevës. Ishte rrethuar nga forcat e UDB-së dhe pas një qëndrese heroike bien në altarin e atdheut, Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha. ( RKL TV-Dielli  Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …