leoni

SHFMU,,Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, pajiset me kabinetin e TIK-ut

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e Arsimit Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorët të tjerë kanë pritur në takim përfaqësues të  Organizatës Gjermane ,,Humanity First’’ konkretisht presidentit të kësaj organizate Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi me specifikat e komunës së Deçanit, zhvillimet në këtë komunë, ecurinë në realizim të projekteve planet për të ardhmen konkretisht në sektorin e Arsimit, duke mare parasysh se kjo Organizatë do të ndihmoi shkollat. Duke i falënderuar për vizitën njëkohësisht edhe për donacionin që i dhuruan SHFMU,,Heronjetë e Dukagjinit” në Gllogjan ku kanë pajisur kabinetin e TIK-ut, Ramosaj  tha së ky bashkëpunim i nisur mbarë përmes DKA-së, uroi që të vazhdon edhe në të ardhmen. Ndryshe përfaqësues të Organizatës Gjermane ,,Humanity First’’ kanë vizituar SHFMU ,,Heronjtë e Dukagjinit”, ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj shkolle Lumnie Avdijaj, personeli i shkollës dhe nxënës, ku dhe është bërë pranimi i këtij donacioni. Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser, tha se jam shumë i lumtur qe kam vizituar komunën e Deçanit, jam prit nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, po ashtu po ndihem mirë që tashmë jam këtu bashkë me ju për te pa nga afër edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ky është vetëm një fillim i mbarë e besoi se do të takohemi herave tjera me donacione tjera. Drejtoresha e kësaj shkolle, po ashtu edhe nxënësit janë shumë të kënaqur që tashmë në shkollën e tyre kanë një kabinet të TIK-ut të kompletuar, ku pos teorisë nga mësimdhënësit do të mësojnë edhe praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …