Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

SHKK ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.  Në njoftimin e lëshuar për këtë rast thuhet se sot  më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri, A.D.  ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit, në Prizren. Shërbimi, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik. I pandehuri Astrit Dehari ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …