Shon Bërns: Nuk kam ardhur në gjykim me nismën time, por është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Shon Bërns: Nuk kam ardhur në gjykim me nismën time, por është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Ish-shef i misionit diplomatik vëzhgues të Amerikës në Kosovë, Shon Bërns është dëshmitari i 53-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Në fillim të paraqitjes së tij ai ka thënë se ka ardhur si dëshmitar jo me vetiniciativë, por pasi i është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dëshiroj të them që jam këtu me kërkesën e Departamentit të Shtetit dhe Prokurorisë. Nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake, megjithatë e pranoj përgjegjësinë që të jap dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mia në Kosovë në vitet 1998-1999”, ka thënë ai.

Gjatë marrjes në pyetje, Byrnes ka folur edhe për rolin e Thaçit në kohën e luftës dhe takimet që ka pasur me të. Asnjëherë nuk mbajë në mend që Thaçi të jetë marrë në mënyrë të drejtpërdrejt me komandantët në terren. Ne e kemi takuar me pjesëtarë të tjerë të drejtorisë politike, dhe sipas përkufizimit, jo udhëheqës ushtarak. Shtabi i përgjithshëm ka qenë si Ministria e Jashtme e UÇK-së. Kishte dy grupe në diasporë: një grup që ishte pro çlirimit, dhe shndërrimit të saj në shtet të pavarur. Kishte një grup tjetër i cili ishte opsioni 1 plus 1, çlirimi nga Serbia dhe ribashkimi me Shqipërinë. Këta nga diaspora u kthyen në Kosovë nga Zvicra, dhe ata ofruan ndërveprimin me komunitetin ndërkombëtar. Sepse ata kuptuan zotëri faktin që pas Dejtonit në vitin 1995, Kosova kishte pak gjasa që të bëhej e pavarur. Këta zotëri si Thaçi e Haliti u kthyen në realitet, ka thënë Shon Bërns.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …