Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shpërndanë 300 pako me mish në Malishevë

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës. Shpërndarja e mishit është bërë përmes kryetarëve të fshatrave për familjet në nevojë, për secilin fshat. Mishi i shpërndarë është i kurbanëve të dhuruar për shoqatën. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për këtë shpërndarje, për familjet që kanë nevojë, sidomos në këtë kohë të krizës që jemi duke kaluar si pasojë e pandemisë. Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti, Halil Kastrati, në vazhdimësi i ka përkrahur familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …