BQK: Si shkak i pandemisë është rritur përdorimi i shërbimeve elektronike dhe atyre të automatizuara

Shoqata e Bankave të Kosovës bënë të ditur së janë duke ofruar shërbime edhe klientëve që u ka skaduar letërnjoftimi

Shoqata e Bankave të Kosovës ka informuar qytetarët që bankat janë duke respektuar në plotni vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ofrohen shërbime për qytetarët të cilëve ju ka skaduar dokumenti identifikues. Nga kjo shoqatë thuhet se në këtë drejtim ka pasur paqartësi në lidhje me atë se për cilin vit të skadimit bëhet fjalë. “Por dje është plotësuar ky vendim nga ana e MPB duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për ID-të e skaduara gjatë vitit 2020. Konfirmojmë edhe një herë se bankat në Kosovë janë duke zbatuar këtë vendim dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve  për të gjitha shërbimet bankare në tërë Kosovën pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalojmë në këtë kohë të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron se me kauza të ndryshme deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, konsideron  se me kauza të ndryshme deputetët e …