Brickos

Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve në Pejë reagon për subvencionimin e një serbi që ekspozon foto me Daçiqin

Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve, në Pejë, reagon kudër subvencionimit të një serbi që ekspozon foto me Daçiqin

Më anë të një postimi, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe fëmijët e dëshmoreve të Pejës kanë reaguar dhe kanë shprehur indinjatën e tyre rreth ndarjes së një subvencioni, një qytetarit serb i cili shfaqet në foto me kriminelin Ivica Daciq, një prej njerëzve që ka qenë nën shërbimin e Milloshoviqit gjatë kohës së gjenocidit dhe spastrimit etnik të Kosovës. Sipas pohimeve të qytetarëve të asaj zone, ky serb i privilegjuar dhe shpërblyer nga shteti ynë,  gjatë luftës ishte përkrahës i forcave policore e ushtarake serbe të cilat kanë bërë krime monstruoze ndaj shqiptarëve.

Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve dhe fëmijët e Dëshmoreve ndjehen të indinjuar dhe të ofenduar nga njerëzit përgjegjës të cilët i ndanë subvencion një qytetari serb i cili shfaqet edhe në foto me Ivica Daçiqin, njeriun që ka qenë në shërbim të Millosheviqit. Nuk jemi kundër komuniteteve dhe ndarjes se subvencioneve për ta por jemi kundër këtyre situatave ofenduese që vazhdimisht ka raste të tilla ku qytetarët qe i kanë shërbyer sistemit të Serbisë përkrahen nga shteti jonë, ka të tille që janë të punësuar edhe në institucione të vendit. Personi në fjalë thuhet që mund të këtë qenë edhe paramilitar gjatë luftës së fundit. Me e dhimbshmja e kësaj ngjarje është familja e Dëshmorit Ahmet Krasniqi e cila ka shtëpinë 200m larg serbit qe iu është dhënë grandi ndërsa familjes së tij dhe familjet e tjera nuk janë përkrahur as gjatë gjithë pandemisë e lëre më të iu ndahet ndonjë grand nga Komuna! Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve vazhdimisht po përcjelle neglizhencën e institucioneve karshi familjeve dhe fëmijëve të Dëshmoreve. Sikurse në nivelin lokal ashtu edhe qendror nuk respektohet përparësia për punësim por së pari përkatësia politike.. Presim një reflektim nga Komuna e Pejës dhe lutemi qe këto situata të mos ndodhin me sepse mjaftë na ka lënduar lufta e mos të lëndohemi edhe në paqe. Në një shtet ku nuk nderohen dhe ruhen vlerat e luftës, ai vend nuk meriton Lirinë e as Shtetësinë!”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …