Brickos

Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu: E kujt është qeveria që po i mbyll shkollat shqipe në Kamenicë?

Qindra nxënës dhe prindër kanë bllokuar sot rrugën në qendrën e qytetit të Kamenicës për të kundërshtuar reformën në arsim.

Më pas policia ka intervenuar, duke arrestuar një person, por që më vonë grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë, e cila është detyruar më pas ta lironte protestuesin.

Ndaj kësaj ngjarje dhe reformave në arsim ka reaguar në llogarinë e vet në “Facebook”, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai ka pyetur se e kujt është kjo qeveri që po i mbyll shkollat shqipe në Kamenicë, raporton “Epoka e re”.

“E kujt është kjo Qeveri që po i mbyll shkollat shqipe në Kamenicë? Pse duhet të pësojnë fëmijët për paditurinë dhe arrogancën e kryetarit të komunës së Kamenicës? Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Arsimit duhet të veproj me urgjencë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se Ministria e Arsimit duhet ta caktojë një koordinator të Arsimit për Komunën e Kamenicës dhe ta sigurojë buxhetin për mësimdhenesit e përkatës dhe të rihapë shkollat që i ka mbyllur Qendron Kastrati.

“Kjo që po ndodh atje është e papranueshme, prandaj MASHT-i duhet të veprojë urgjentisht!”, ka shkruar deputeti Haxhiu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …