PDK

PDK në Prizren: Në bazë të vlerësimit të performancës së komunave në nivel vendi, Komuna e Prizrenit renditet si mos më keq në tabelë

Dega e PDK-së, në Prizren, reagon pas rangimit në fund të listës nga performanca e keqe e Komunës së Prizrenit, të vlerësuar nga organizata të ndryshme. Si pasojë e kësaj, Komuna e Prizrenit po humb edhe grante qeveritare! Në bazë të vlerësimit të performancës së komunave në nivel vendi nga MAPL dhe USAID, Komuna e Prizrenit renditet si mos më keq në tabelë, nën udhëheqje të Kryetarit Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk e dijmë se a ekziston ndonjë sektor, që Komuna e Prizrenit gjatë kësaj qeverisje, mund të dal sado pak më mirë në vijim, sepse në bazë të gjetjeve deri më tani, komuna jonë gjendet në fund të listës tabelare në çdo resor, madje edhe më keq se disa komuna shumë më të vogla se Prizreni dhe si pasojë e kësaj, çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarëve të komunës sonë.

Ndoshta nuk i’a kanë pasur “inat” dhe “gjelozi” MAPL dhe USAID komunës sonë, që e kanë vlerësuar këtë pushtet ndër më të dobtën në qeverisje lokale, sepse deri më tani pozita e ka akuzuar tërë kohën opozitën, kur ne me kohë e kemi vlerësuar si të tillë këtë pushtet abuziv, që nga fillimi i kësaj qeverisje skandaloze.

Andaj, PDK dega në Prizren, i fton qytetarët e Komunës së Prizrenit, që në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2021, të votojnë partinë e cila ka bërë revolucion infrastrukturor dhe social, për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.

 

PDK-Dega Prizren, Sektori për Media

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …