Shoqata e pavarur e gruas ,,Hareja” priti kryetarin Latifi në kuadër të takimeve Publike

Kryetari Latifi, me qëllim të përgatitjes së buxhetit sa më gjithëpërfshirës, u prit në ambientet e SHPG “Hareja” nga drejtoresha ekzekutive, znj. Adelina Paçarizi dhe shumë gra dhe nëna, fëmijët e të cilave, me nevoja të veçanta janë pjesë e përditshme e aktiviteteve të shoqatës Hareja. Kryetari dëgjoi me kujdes shqetësimet dhe sfidat të cilat ato përballen përditë, kërkesat për shtim të stafit mjekësor në shoqatë dhe ndikimin që ka te fëmijët e tyre qëndrimi dhe trajtimi nga stafi i shoqatës. Komuna si institucion në vazhdimësi qëndron pas zotimeve për tu qëndruar pranë shtresave të ndjeshme si këto, duke rritur përkrahjen dhe duke ndikuar në përmirësimin e jetës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …