Në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies si shtylla të rëndësishme për një qeverisje efektive dhe të qëndrueshme, po ashtu për një planifikim sa më gjithëpërfshirës, kryetari Latifi takoi OJQ-të që veprojnë në komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi paraqiti gjithë potencialin e përkrahjes që Komuna si institucion u ka ofruar dhe vazhdon t’iu ofroj, organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive, duke ndarë subvencione gjithherë e në rritje. Përfaqësuesit e OJQ-ve ishin falënderues për gjithë përkrahjen e parezervë të Komunës së Rahovecit dhe po ashtu paraqitën kërkesat e tyre për një buxhetim sa më të mirë dhe në dobi të të gjithëve për vitin 2023.