Brickos

Më 12 prill 2019 në Burim do të organizohet manifestimi i 20 vjetorit të “Ditës së Dëshmorëve" të kësaj komunës

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin: kërkojnë që të ndalet tendenca kundër luftës çlirimtare

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, degët e Dukagjinit: Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog, kanë reaguar rreth debatit që po bëhet për numrin e veteranëve të UÇK-së. “Kemi përcjell me shqetësim debatin që po ndodh rreth luftës çlirimtare dhe tendencës për degradimin e saj nga faktorë të ndryshëm, të cilët si duket po veprojnë më të sinkronizuar se kurrë më parë. Sa i përket debatit rreth luftës në Dukagjin, ne duhet të rikujtojmë opinionin për faktet në vijim: Lufta në Dukagjin nisi më 24 mars 1998, që i bie një vit para bombardimeve të NATO-s dhe pas intensifikimit të saj, që nga prilli 1998 nuk ka asnjë ditë në të cilën nuk ka rënë të paktën një dëshmorë. Janë 920 dëshmorë, që ranë në ZO të Dukagjinit, e një e treta e tyre pikërisht si pjesëtar të shtabeve lokale që u themeluan pothuajse në të gjitha vendbanimet në komunat e Dukagjinit. Rreth 1650 luftëtarë, mbetën të plagosur në frontet e luftës. Vlen të përmendet se vetëm fshati Gllogjan dha 27 dëshmorë”, është thënë në reagimin e shoqatave të luftës së UÇK-së, të degëve të Dukagjinit.

Në këtë reagim thuhet se përpos shtabeve lokale në të cilat u mobilizuan i madh e i vogël, janë tetë brigada që vepruan në territorin e Dukagjinit, që kanë qenë tmerri i armikut, me çka vërtetohet edhe nga librat dhe dokumentaret e realizuara nga vet serbët, pjesëmarrës të luftës apo gazetarë. “Për shkak të humbjeve që i pësonin në terren nga UÇK, forcat jugosllave, kryen në Dukagjin masakrat e tmerrshme në civilë, si në Meje, Lybeniq, Qyshk, Beleg e në shumë lokacione të tjera, duke ekzekutuar mijëra civilë të paarmatosur. Gjithashtu Peja, Deçani, Istogu e Gjakova, prijnë si qytete në Kosovë, për sa i përket shkallës së shkatërrimit, e cila arrin deri në 74 për qind”, është theksuar në këtë reagim.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, degët e Dukagjinit, vlerësojnë se të gjitha këto fakte, mbështesin argumentin e ashpërsisë së luftës që u zhvillua në Dukagjin. “Nëse dikush mendon se tërë këtë luftë e bën një grusht njerëzish, atëherë gabohet, sepse mobilizimi i cili arriti kulmin në qershor të vitit 1998, grumbulloi dhjetëra mijëra luftëtarë me armë në dorë të cilat siguroheshin me vështirësi në rrugën e gjatë nëpër Bjeshkët e Nemuna. Si përfundim, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin, kërkojnë ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme kundër luftës çlirimtare dhe janë në përkrahje të plotë të deklaratave të Komandantit të ZO të Dukagjinit Ramush Haradinaj në dobi të këtij debati, për numrin e veteranëve dhe të gjitha çështjet e tjera të ngritura”, është thënë në reagimin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, degët e Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …