Drejtoria për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport në komunën e Junikut duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ Nr.22/2013, numrin maksimat të nxënësve për klasë dhe në pajtim me Udhëzimet dhe standardet e përgjithshme të shpallura nga MASHT-t shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik për vitin shkollor 2020/2021.
Gjmnazi “Kuvendi i Junikut” ofron mundësin e regjistrimit në këto drejtime:
-
Shkenca Natyrore
-
Shkenca Shoqërore-Gjuhësore
-
Hotelieri dhe Turizëm
Nxënësit duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për regjistrimin bazuar në kriteret e konkursit, paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 17-21 Gusht nga ora 08:00-16:00, në lokalet e gjimnazit “Kuvendi i Junikut”, kurse rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më datë 28.08.2020.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
