Ftesë për takim publik me qytetarët e Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimin në faqen zyrtare të saj në Facebook, fton gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në takimin publik me qytetarët, i cili do të mbahet të martën me 30 qershor, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit.

Ky takim organizohet me qëllim të informimit të qytetarëve për punën dhe aktivitetet e komunës, si dhe për të dëgjuar nga afër kërkesat, shqetësimet, propozimet dhe idetë tuaja për çështjet me interes të përbashkët.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të ndërtuar një komunikim të hapur dhe për të kontribuar në zhvillimin e Komunës së Deçanit, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Inspektorati i Komunës së Ferizajt vazhdon me shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka vazhduar aktivitetet …