U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Skenderajt

Të hënën në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin qershor 2026, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z.Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse;

2. Miratimi i rendit të ditës;

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara;

4. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Buxhetit 2027-2029;

5. Raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Ndërmarrjes Publike Lokale Eko – Natyra SH.A. Skenderaj;

6. Pyetjet e këshilltarëve nën pikën të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

Inspektorati i Komunës së Ferizajt vazhdon me shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka vazhduar aktivitetet …