Rahoveci dhe Xaghra (Shara) e Maltës zyrtarizojnë binjakëzimin

Në Xaghra (Shara) të ishullit Gozo në Maltë, së bashku me kryetarin e Këshillit Lokal, z. Victor Curmi, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Këshillit Lokal të Xaghra-s (Shara).

Kjo marrëveshje hap një bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave kulturore e qytetare, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian.

Binjakëzimi lidhet edhe me projektin e BE-së “Golden Years, Active Voices : Empowering Elderly Citizens in Democratic Life” – ((Vitet e Arta, Zërat Aktivë: Fuqizimi i qytetarëve të moshuar në jetën demokratike), ku Xagra (Shara) është lider i projektit, ndërsa Rahoveci partner. Projekti synon fuqizimin e rolit të qytetarëve të moshuar, rritjen e pjesëmarrjes së tyre dhe promovimin e dialogut ndër breza.

Në mbrëmje kryetari Latifi me bashkëpuntorë patën kënaqësinë të marrim pjesë në Festivalin Tradicional të Fikut, një ngjarje që pasqyron kulturën, traditën dhe mikpritjen e vendit.

Besojmë se kjo miqësi e re do të shndërrohet në një partneritet të suksesshëm me përfitime konkrete për qytetarët tanë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Inspektorati i Komunës së Ferizajt vazhdon me shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka vazhduar aktivitetet …