Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Më 2 korrik kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “Amerika dhe Kosova

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “Amerika dhe Kosova: Një histori lirie për 250 vitet e ardhshme”, e organizuar në kuadër të programit për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Ramës, ky aktivitet do të përcjellë mesazhin se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së nuk përfaqëson vetëm një histori të suksesshme bashkëpunimi, por edhe një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe zhvillimin e dy vendeve. Ai njoftoi se ka pritur në Prishtinë një delegacion nga Washington D.C., të udhëhequr nga Faton Bislimi, në kuadër të projektit “Amerika frymëzon lirinë – Historia e Kosovës”, pjesë e programit zyrtar të kremtimit të 250-vjetorit të shtetit amerikan. Në takim morën pjesë profesori Daniel Serwer, profesori Edward P. Joseph, Besa Pinchotti, majori Mario Marquez, filantropi Ramiz Tafilaj dhe personalitete të tjera, të cilët, sipas Ramës, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kryetari i Prishtinës theksoi se gjatë diskutimeve është folur për 250-vjetorin e demokracisë amerikane, rrugëtimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik, si dhe për mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja që do ta thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në vitet që vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

195 milionë euro drejt Shqipërisë, AKB: Kosova po mban gjallë turizmin shqiptar, ndërsa bregdeti vendor mbetet në hije

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të …