Shqetësuese vjedhja e pyjeve 7 të arrestuar brenda javës

Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Suharekë, toger  Afrim Sylaj, gjatë raportit të dhënë mbi ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës në Komunën e Suharekës, ka thënë se është shqetësuese dukuria e vjedhjes së pyjeve në Parkun nacional. Ai këtë e tha në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku shtoi se policia po vepron në këtë pjesë dhe falë kësaj pune janë arrestuar 7 persona dhe janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e druve të vjedhura. Ai më tej ka thënë se gjatë javës ka pasur edhe 2 aksidente trafiku, 3 kanosje, 1 keqpërdorim, 1 vjedhje dhe 1 shkretim i pyjeve. Ndërsa për aktivitetet dhe punët që janë zhvilluar në Komunë ka fol kryesuesi i takimit, Z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, i cili ka thënë se gjatë javës me sukses janë zhvilluar aktivitetet e ” Festarit 2016”, si dhje po bëhen përgatitjet për të shënuar  75-vjetorin e arsimit shqip në Suharekë, aktivitet që do të organizohet diku ka mesi i nëntorit. Ai ka fol edhe për masat e marra ndaj sëmundjes së kafshëve për të cilat janë bërë vaksinimet. Sipas të dhënave deri tash  kanë ngordhur 36 lopë dhe 72 tjera janë të infektuara.  Ngjarje tjetër është edhe fillimi i hapjes së 50 serrave të cilat janë ngritur nga buxheti i Komunës së Suharekës, për fermerët e kësaj Komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …