Shqipëria

Shqipëria do të jetë në mesin e 20 aleatëve të ngushtë të SHBA që do të marrë pjesë në samitin e posaçëm të NATO-s

Shqipëria do të jetë në mesin e 20 aleatëve të ngushtë të SHBA që do të marrë pjesë javën e ardhshme në një samit të posaçëm të NATO-s për luftën në Ukrainë. Top Chanel njofton se takimi pazakontë do të mbahet në bazën ajrore Ramshtain në Gjermani, e cila konsiderohet si baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të bëjë bashkë fuqitë perëndimore, dhe aleatët e tyre nga e gjithë bota. Duke iu referua burimeve nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë, ky medium njofton se edhe Tirana zyrtare ka marr një ftesë të posaçme për këtë samit, i cili organizohet nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes. Deri më tani, Shqipëria është shteti i vetëm nga Ballkani që ka konfirmuar ftesën për këtë samit. Ende nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet Shqipëria në këtë samit por pritet që ajo të përfaqësohet nga kryeministri i saj, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …