Shqipëria mbetët destinacioni kryesor turistik edhe për vitin 2024

Në një intervistë për Radio Kosova e Lirë, pronari i Kompanisë Turistike “Sharr Travel”, z. Ruzhdi Kurtishaj ka deklaruar se Shqipëria mbetët destinacioni kryesor turistik edhe për vitin 2024. Tashmë në këtë agjenci janë shpalosur oferta turistike të cilat me shumë kënaqësi i kanë pranuar qytetarët nga Kosova duke bërë që numri i pushuesve të jetë në rritje e sipër ndësa kërkesat më të mëdha janë për Shëngjinin.

Ruzhdi Kurtishaj është një nga biznesmenët më të suksesshëm, dhe një nga kontribuuesit më të mëdhenj në promovimin e turizmit shqiptar.

Ai në këtë intervistë ka folur për fokusin e tij në sektorin privat dhe turizëm, që është bazamenti i rimëkëmbjes ekonomike, pastaj për ofertat që Sharr Travel ka për qytetarët tanë në Kosovë por edhe diasporë për rivierën shqiptare, për migrimin e të rinjve drejtë perëndimit sidomos pas heqjes së vizave e shumë aspekte tjera që lidhen me turizmin në Kosovë.

RKL: Fillimisht z. Kurtishaj qytetarët në masë të madhe e vizitojmë Shqipërinë qofshin ato vizita ditore, dy ditore e javore gjatë sezonit kurse qytetarëve shqiptarë shumë pak ju duket Kosova si destinacion pos nëse e vizitojnë për lidhje të kontratave tregtare, për shitblerje, por shumë pak për vizita turistike. Cila është e vërteta në këtë mes?

Ruzhdi Kurtishaj: Sa i përket raporteve Kosovë – Shqipëri dhe anasjelltas në aspektin turistik po, ka ngecje në vitin 2024 me rastin e liberalizimit të vizave qytetarët e Kosovës nga muaji janar deri në prill braktisën Shqipërinë duke kërkuar alternativa të tjera turistike siq janë Greqia, Kroacia, Bullgaria,  transit përmes Greqisë dhe Bullgarisë edhe Turqia, prandaj numri i konsiderueshëm i qytetarëve për këtë periudhë kohore vizituan vende të ndryshme të zonës Shengen duke i ikur vizitave në Shqipëri. Por falë punës së madhe të ndihmuar edhe nga mediet ne po rikthehemi fuqishëm në tregun shqiptarë. Mendoj që Shqipëria është destinacioni kryesor turistik edhe për vitin 2024. Tashmë i kemi shpalosur ofertat tona turistike të cilat i kemi nxjerr në tregë. Falë këtyre ofertave numri i pushuesve nga Kosova po rritet dhe atë drejtë veriut të Shqipërisë. Pra Shengjini është një top destinacion për muajin qershor. Në muajin maj patëm oferta të mira edhe për Durrësin edhe për Vlorën dhe Shëngjjinin, por si duket qershori ka një ngritje të madhe të kërkesave për akomodim.

Janë tri arsye kryesore pse e dallojnë Shëngjinin me qytetet tjera

E para ka të bëjë me afërsinë pra jemi shumë afër vetëm 2 orë e gjysëm apo tri orë nga Prishtina deri në Shëngjin. E dyta oferta më ekonomike në tregun shqiptarë për momentin është oferta e Shëngjinit. Dhe e treta ka të bëjë me shërbimet që ata marrim bazuar në këto oferta pra çmimet e lira, shërbimet e mira, ushqimi i mirë tradicional shqiptar, muzika në mbrëmje, shëtitorja, infrastruktura e mirë gjitha këto ndryshime të mira pozitive që janë bërë në qytetin e bukur turistik të Shëngjinit kanë ndikuar që kërkesa për Shëngjinin të rritet dhe numër i konsiderueshmë i qytetarëve kosovarë kaluan ditët e para të qershorit në Shëngjin. Shto këtu edhe festivalin që i dha një vlerë të shtuar Shëngjinit ku mbi 20 mijë të rinjë dhe të reja nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa vizituan Shëngjinin për pesë ditë të festivalit duke bërë këtë qytet si destinacion tipik turistik.

RKL: Velipojën ku e shihni në këtë mes pasi ka edhe sipërfaqe shumë më të madhe se Shëngjini?

Ruzhdi Kurtishaj: Nuk ka plazh më të që bukur se Velipoja, këtu mendoj për rërën dhe ujin e detit përveq se për hapësirë, këtu mund të bëhet plazh nga tetë e mëngjezit deri në tetë të darkës dhe nuk ka erë as në mëngjezë as në drekë dhe as pas dreke. Çmimet janë jashtëzakonishtë të lira por Velipoja ka ngec viteve të fundit në shërbime, pra nuk kemi njësi akomoduese apo kapacitete të mjaftueshme të hoteleve të ndryshme të mirëfillta të themi dhe kjo ka bërë që Velipoja si destinacion turistik të filloj tek në gjysmën e dytë të qershorit pra kur fëmijët përfundojnë vitin shkollor. Për këtë vit po duket të jetë një pastërti më e madhe në plazhin e Velipojës një rregull më shumë dhe një mirëmbajtje e gjitha hapësiarave publike dhe private dhe kjo besoj që do ta bëjë edhe Velipojën një destinacion turistik sidomos gjatë korrikut gushtit pse jo edhe shtatorit.

RKL: Infrastruktura rrugore është në përmirësim e sipër në Shtetin e Shqipërisë?

Ruzhdi Kurtishaj: Po tash kemi aksin rrugor që lidhë Milotin me Durrësin dhe Tiranën duke eliminuar këto tollovitë e mëdha, pastaj nga ana e Shëngjinit, tek rreth rrotullimi në hyrje automjetet do të kalojnë në drejtim të Kunes për të liruar trafikun në Shëngjin, pra do të ketë një mundësi shtesë për pushuesit që të mos humbin shumë kohë në rrugë. Shqipëria po punon pandërprerë, nfrastruktura është në ngritje pritet që në fillim të korrikut hapja e tunelit të Llogorasë që lidh Jugun dhe do të jap nji shtytje të madhe zhvillimit të asaj zone turistike që përfshinë Vlorën, Dhërmiun, Himaren, Qeparanë me plazhe të bukura.

RKL: A mundë të bëhet më atraktive Velipoja me rastin e ndërtimit të rrugës Shëngjin – Velipojë pasi dukshëm shkurtohet distanca për Velipojë?

Ruzhdi Kurtishaj: Unë besoj që deri në vitin 2026 ky projekt i madh do të realizohet pra ndërtimi i rrugës së re Shëngjin – Velipojë që është në ndërtim e sipër. Dhe deri atëherë Kryeministri shqiptar Edi Rama po i përmbyll të gjitha të themi investimet më të nevojshme për ti mundësuar qasje sa më të lehtë cdo pushuesi në plazhet shqiptare qofshin të huaj apo të brendshëm. Kosova dhe Shqipëria e kemi pasuri kombëtare detin andaj ne i shfrytëzojmë falë investimeve në infrastrukturën rrugore dhe investime tjera që bëhen edhe nga sektori privat.

Ne e kemi pasur në gjak, zemër dhe shpirt të punojmë për turizmin shqiptar pa marrë parasysh vështirësive sidomos në infrastrukturën rrugore, kushtet e akomodimit e tjera.

RKL: Për dekada me radhë, me agjencinë e juaj turistike “Sharri Travel”, arritët të bëni bashk trevat shqiptare, arritët t’i bashkoni shqiptarët, e të jeni urë lidhëse në mes tyre. Duke filluar nga viti 2002 kur dihet çfarë infrastrukture rrugore ka qenë. Si ndiheni sot duke qenë si ambasador i turizmit shqiptarë, përkundër konkurrencës?

Ruzhdi Kurtishaj: Ne e kemi pasur në gjak, zemër dhe shpirt të punojmë për turizmin shqiptarë pa marrë parasysh vështirësive në infrastrukturën rrugore që kanë qenë shumë të mëdha për Shqipërinë nuk ka pas asnjë lloj të themi opinioni pozitiv për turizmin, shumë njerëz kanë qenë të pa edukuar të pa shkolluar në fushën e turizimit dhe ne si shqiptarë të Kosovës në ato kushte çfarë kanë mbretëruar kemi bërë në atë periudhë kohore  turizëm patriotik.  Pra në saje të këtij fenomeni të patriotizmit turistik ka ecur Shqipëria e kemi ndërtuar bashkë turizmin përkundër kushteve të mjerueshme të atyre të rrugëve malore, por shqiptarët e Kosovës nuk iu kanë ndarë asnjëherë Shqipërisë. Gjithashtu vlenë të ceket se në atë periudhë kanë munguar edhe ekspertë të fushës së turizmit  kanë munguar edhe kapacitetet akomoduese nuk ka patur hotele të standardeve tre katër apo pesë yje, nuk ka patur shërbime për turistë të konceptit “All Inclusive” pra ka pasur qalime të mëdha qoft në mirëmbajtjen e plazheve publike apo private. Sot kemi një situarë krejtë tjetër dhe unë jam shumë krenar për punën e madhe që kemi bërë për bashkëpunimin që kemi arritur ta ruajmë si vlerë e çmuar e shqiptarëve dhe fal këtij bashkëpunimi kemi arritë këtu ku jemi. Pra ne i kemi besuar njëri tjetërit mbi të gjitha qytetarët na kanë besuar neve  dhe kemi arritë që të kemi një numër të konsiderueshëm të shifrave në aspektin turistik. Pra Shqipëria deri në dhjetë vitet e fundit pra deri në vitet 2014/2015 tërsishtë ka qenë e “pushtuar” nga pushues nga Kosova.

RKL: Në vitin 2024 në tremujorin e parë Shqipërinë e kanë vizituar afër 3 milion vizitor ndërsa shumë pak nga Kosova. Pra Shqipëria po bëhet tërheqëse edhe pa vizitor nga Kosova. A mund të ketë bëhet e shtrenjtë Shqipëria për pushuesit kosovarë?

Ruzhdi Kurtishaj: Në Tremujorin e parë në Shqipëri kanë hyrë tre milion vizitor prej tyre shumë pak nga Kosova. Por shpresoj se shifrat do të ndryshojnë dhe numri i pushuesve për vitin 2024 do ta kaloj shifran 13-14 milion vizitor. Dhe sot plazhet e Durrësit e deri në Sarandë janë pothuajse plot me pushues gjerman, polak, italian sa që në qershor vështirë të gjenden dhoma të lira nëse nuk ka patur rezervim paraprak. Por, megjithatë shifrat e pushuesve nga Kosova do të rriten dukshëm gjatë muajve të verës.

Qytetarët e Kosovës duhet me kohë t’i planifikojnë pushimet për të përfituar çmime atraktive

RKL: Kjo sigurisht se do të ndikoj në rritje të çmimeve të akomodimit?

Ruzhdi Kurtishaj: Forcimi i lekut në raport me euron sigurisht se përbën problem për pushuesit nga Kosova sepse nëse vitin e kalaur 10 euro kanë kushtuar 1200 lek tashë nuk mundesh as 1000 lek ti konvertosh me 10 euro pra automatikisht në bazë të forcimit të lekut kemi një ngritje të shpenzimeve prej 10 deri 15%. Dhe është e natyrshme sepse në krejt botë janë ngritur çmimet. Problemi kryesor megjithatë mendoj se është tek mënyra e rezervimit të pushimeve. Qytetarët e Kosovës duhet me kohë t’i planifikojnë pushimet. Nuk mund të kesh çmime të lira kur t’i rezervon pushimet sot për nesër. Duhet të mësohemi që pushimet tona t’i planifikojmë dhe rezervojmë në agjëncitë turistike shumë më herët psh. gjatë muajve mars, prill deri në maj t’i rezervojnë pushimet për muajt korrik gusht dhe shtator, në mënyrë që të kenë çmime atraktive dhe të lira. Nuk mund të kesh çmim të lirë nëse shkon sot për nesër në një hotel me katër apo pesë yje sepse ato janë çmime jashtëzakonisht të shtrenjta si çdo kund në botë. Pra planifikimi i pushimeve me kohë siguron një çmim më të volitshëm dhe planifikimi nuk duhet të varet nga koha por duhet të jetë një datë e kordinuar e familjarëve që caktojnë pa marrë parasyshë kushtet klimatike, diellit, erës apo gjërave të tjera është një datë e caktuar kur t’i ke planifikuar pushimin. Sepse në Shqipëri përveq detit ke edhe atraksione dhe destinacione të shumta turistike që ke mundësi me kalu kohën. P.sh. nëse shkojmë në Shëngjin ke Lezhën, Shkodrën, kalanë pra ke atraksione dhe destinacione të shumta turistike që mund të kalosh ditën. Pra nuk duhet të varemi sot është koha me diellë dhe marrim qantën dhe shkojmë në det apo pushim. Pushimet duhet të planifikohen me kohë ky është rregull ky është në interes të qytetarëve.

RKL: A mbetët Shqipëria më e lira në treg për pushuesit nga Kosova?

Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria është më e mira dhe më e lira në treg. Asnjë nga shtet në rajon si Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Bullgaria nuk i afrohen Shqipërisë për çmime por as në cilësinë e akomodimit. Shqipëria ka hotelet më të reja në rajon dhe Shqipëria po ecë më hapa gjigant drejtë krijimit të standardit turistik. Tashmë ndoshta nga viti i ardhshëm Shqipëria do ta ketë edhe turizmin elitar. Shumë hotele me pesë yje të markave të ndryshme turistike të botës tashmë janë në Shqipëri dhe sigurishtë se tashmë në ato kapacitete hoteliere akomodohet elita turistike dhe Shqipëria po shkon drejt kalimit nga një turizëm masiv në një turizëm elitar besoj në pesë vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë një turizëm elitar.

Asnjë llojë ndihme nga Qeveria

RKL: Cila ka qenë ndihma e Qeverisë për kompanitë Turistike nga pandemia deri më sot?

Ruzhdi Kurtishaj: Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë lloj përkrahje për bizneset e Kosovës  me thënë të drejtën është për të ardhur keq në çfarë gjendje kemi qenë ne gjatë asaj kohe dhe nuk kemi pas asnjë lloj përkrahje përkundrazi kemi pasur shumë probleme apo pengesa qofshin ato ligjore, qoftë kontrollave të ndryshme pas pandemisë. Mirëpo mundësia më e mirë dhe ndihma që ka mund të jap kjo Qeveri do të kishte qenë zbritja e TVSH-në në derivatet e naftës për bizneset të caktuara të transportit publik të udhëtarëve.

Qytetarët e Kosovës duhet t’iu besojnë agjencive serioze dhe jo të zgjedhin gjithmon çmimin më të lirë

RKL: Çfarë plane z. Kurtishaj keni me Sharr Travel për vitet në vijim. Si pritet të funksionojnë  agjencitë turistike a do të ketë rregulla strikte të njëjta për të gjithë apo do të kemi oferta që hutojnë turistët duke ofruar çmime të ndryshme të udhëtimit. Për këtë edhe keni ngritur në disa raste edhe shqetësimet tuaja nëpërmjet rrjeteve sociale?

Ruzhdi Kurtishaj: Sigurishtë që kam reaguar në momente të caktuara kur çmimet kanë dal në treg kanë qenë jo reale, të dëmshme jo vetëm për ne kompanitë turistike por edhe për vetë qytetarët. Ka shumë qytetarë që janë ankuar në vazhdimësi në kompani të caktuara sepse me ato çmime të lira nuk kanë mundur t’i marrinë shërbimet e premtuara. Qytetarët e Kosovës duhet t’iu besojnë agjencive serioze duhet të komunikojnë me agjenci dhe jo të zgjedhin gjithmon çmimin më të lirë. Çmimi më i lirë është ofertë me probleme. Nuk ka mundësi të ketë asnjë agjenci turistike çmime të lira në kohën kur ne po jetojmë me nji ngritje çmimit të derivateve të naftës me ngritje të të ardhurave të fuqisë punëtore. Nëse një i punësuar vitin e kaluar ka patur të ardhura mujore 500 euro këtë vit ai përfiton 700 euro për shkak të kërkesë së madhe në tregun e punës apo konkurencës në tregun e punës pasi shumë të rinjë po ikin jashtë prandaj qytetarët e Kosovës nuk duhet t’iu besojnë çmimeve të lira por cilësisë së shërbimeve. 

Sektori privat është një hap para ndaj sektorit publik

RKL: Z. Kurtishaj për fund të kësaj interviste a mund të shprehni mendimin tuaj për ndikimin pozitiv të liberalizimit të vizave. Keni patur deklarata të mëhershme se nuk është lehtë me migru në perëndim për me kriju marrëdhënje pune?

Ruzhdi Kurtishaj: Sigurisht. Çka unë kam vërejtë atë që e kam thënë edhe para liberilizimit të vizave që shumë qytetarë të Kosovës do të shkojnë, do të shohin nga afër si punohet në Zvicër, si punohet në Gjermani, me çfarë përkushtimi punohet atje, sa janë pagat sa janë shpenzimet do të marrin praktikat më të mira nga ato vende dhe do të kthehen. Tashmë janë një numër ndoshta i vogël që kanë filluar të kthehen në Kosovës. Sepse janë bindur se në Gjermani, Zvicër punohet fort dhe zbatohen rregullat e punës. T’i nuk mund të shkosh sot në punë dhe nesër të mos shkosh. Nuk mund të gjesh arsye koti, nuk mund ta përdorësh telefonin gjatë orarit të punës. Duhet të zgjohesh herët në mëngjez të bësh 100 km rrugë deri në vendin e punës dhe të kthehesh në mbrëmje i lodhur, pastrosh rrobat të bësh darkën gati, përgatitesh për nesër. Me këto  pagat që janë sot në sektorin privat unë mendoj se ky sektor me gjithë këta njerëz të biznesit janë heronjë të gjallë të punësimit në Kosovë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Sektori privat është një hap para Qeverisë, ky është realitet bazuar në fakte dhe argumente sepse janë mbi 300 mijë qytetarë të punësuar në sektorin privat në Kosovë dhe nuk kemi paga të vogla. Shikoni sa të ardhura marrin të punësuarit në sektorin publik dhe sa marrin të ardhura në sektorin privat. Pra është një ndryshim i madh, sektori privat është një hap para ndaj sektorit publik dhe besoj që liberalizimi i vizave i ka ndihmu sektorit privat për ata që po kthehën në Kosovë sepse do të vijnë më të përgatitur dhe do të kenë konsideratë më të madhe për vendin e punës. Ndërkaq pjesa e atyre të cilët shkojnë dhe mbesin atje qoftë përmes martesave apo rregullojnë dokumentacionin sigurishtë që tashmë për Kosovën është në problem veti sidomos në sektorin e ndërtimtarisë por gjithsesi edhe në sektorin e turizmit. Sepse sektori i turizmit ka nevojë që të ketë një kuadër të kualifikuar pra të shkolluar karshi standardeve të turizmit që ka çdo vend i rajonit dhe i Evropës. Kosova ka potenciale natyrore për të zhvilluar turizmin. Kosova nuk ka infrastrukturë dhe nuk ka interesim nga ana e Qeverisë për të ndihmuar zhvillimin turistik të Kosovës. Kur dihet që sot turizmi çdo kund në botë përbën rreth 60% të hyrave në nivel vendi. Shihni Shqipërinë me çfarë hapa gjigand është duke ecur para, apo Malin e Zi, pse jo Maqedonia e Veriut, i shohim për çdo ditë autobsët e këtij shteti të cilët vijnë në Kosovë sigurishtë që ata janë më atraktiv për tregun rajonal për shkak të lehtësirave që kanë në derivate të naftës dhe formave tjera të rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe ne si Kosovë kemi mbetur mbrapa.

RKL: Z. Kurtishaj ju falenderoj shumë për të gjitha vlerësimet që dhatë në pyetjet e parashtruara dhe shpresoj që do të kemi rastin edhe në të ardhmen të bisedojmë për aktivitetet e Kompanisë Turistike “Sharr Travel” si dhe zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Ruzhdi Kurtishaj: Faleminderit prej jush dhe uroj të kemi një sezonë të mbarë.

Intervistoi: Jeton SYLA

Kontrolloni gjithashtu

Intervistë me të nderuarën Nazmije Alushani, motra e dëshmorit të kombit Imer Alushani

Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Nazmije Alushani-Kamerolli. Është një nder …