Brickos

Mjek

Shqipëria ndihmon Italinë me personal shëndetësor prej 30 punonjësve

Mediet italiane njoftojnë se thirrjes së Italisë për t’i dalë në ndihmë në luftën e saj ndaj koronavirusit i është përgjigjur edhe Shqipëria. Nga kryeqyteti i saj, Tirana është nisur drejt Italisë një personel shëndetësor prej 30 punonjësve shëndetësor. Mjekët do të zbresin në Romë dhe prej aty, të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur. Dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigji Di Maio dhe ndjek linjën e tërhequr nga Farnesina për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë, për shembull – për të dalë nga faza kritike. Personel prej 30 punonjësve shëndetësor të Shqipërisë do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte dot Italinë në vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “ne e duam Italinë”. Di Maio do të shkojë vetë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë, njoftojnë mediet italiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …