Shqipëria nuk do të jetë më nën monitorimin e plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Shqipëria nuk do të jetë edhe më tej  nën monitorimin e plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar ministri i Jashtëm Igli Hasani. Ai saktësoi se  vendimi u mor pas 29 vitesh pritje që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë në vitin 1995. Komiteti Monitorues ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të post-monitorimit. Sipas Hasanit, ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa përparojmë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”, shkruan ministri i Jashtëm. Igli Hasani. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …