leoni

Shqipëria vlerësohet të ketë bërë një progres shumë të vlefshëm për hapjen e kapitullit të parë të bisedimeve me BE-në

Shqipëria vlerësohet të ketë bërë një progres më se të vlefshëm për hapjen  e kapitullit të parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian, një vit pas nisjes së procedurave për bisedimet e anëtarësimit në BE. Komisioni Europian i dorëzoi vendeve anëtare të unionit  raportin e kapitullit të parë, themelor për bisedimet e anëtarësimit, raporton “RTSH”.  Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, vlerësoi arrijen në kohë që i jep mundësinë ekzekutivit evropian të përmbyllë raportin për Shqipërinë. Kapitulli i parë është një nga 6 grupkapitujt për të cilat Shqipëria do të negociojë me BE-në. Ai përfshin prokurimin publik, statistikat për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë e sigurinë si dhe kontrollin financiar. Duke përcaktuar nivelet aktuale të tyre në Shqipëri, BE-ja do të negociojë gjatë bisedimeve për arritjen e niveleve europiane në këto fusha.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …