Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi: Mos-ekzekutimi i 2 milionë eurove për Kosovën Lindore lidhet direkt me ministrin, Liburn Aliu

Kryetar i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po na jep 2 milionë euro për komunat tona,  sepse unë po e  luftoj korrupsionin. Qeveria Kurti e ka ndërprerë komunikimin me Preshevën për arsye subjektive. Unë mund t’ ua garantoj qytetarëve të Republikës së Kosovës që korrupsionin e luftoj në maksimum dhe si duket kjo mund të jetë arsyeja që ende nuk kanë ardhur paratë në tri komunat e Kosovës Lindore. Ai ka drejtuar  një varg akuzash kundër  ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe mos ekzekutimi i 2 milionë eurove lidhet direkt me ministrin, që është nga kjo anë. Dihet për  skandalin e Durmishit, skandalin e Liburn Aliut, të cilët nuk janë përjashtime nga rregulli. Nëse rregull është ta luftosh  korrupsionin, këta të dy janë përjashtimi. Për mos dërgimin e atyre  2 milionë eurove vendimin e ka marrë Liburn Aliu, këtë e di me saktësi, ka nënvizuar Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …