Shqiprim Arifi: Shqiptarët e Kosovës Lindore asnjëherë nuk do të zbrapsen nga dëshira dhe kërkesa për bashkim me Kosovën

Shqiprim Arifi: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi mund të këtë suksese nëse përfshihet edhe çështja e Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur se shqiptarët e tri komunave në Serbi presin qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga Qeveria e  Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të këtë suksese nëse përfshihet edhe çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç’rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përndryshe, është absurde dhe e pakuptimtë nëse shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat elementare njerëzore, ndërsa pakicës serbe në veri të Kosovës i jepet një lloj kantoni i stilit helvetik me të gjitha pushtetet ekzekutive dhe legjislative. Pra, një shtet në një shtet. ka shkruar  Shqiprim Arifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …