Shqiptarët në Burgun e Prilepit, cak i keqtrajtimeve fizike

Shqiptarët në Burgun e Prilepit, cak i keqtrajtimeve fizike

Të burgosurit shqiptarë në Burgun e Prilepit janë bërë subjekt i keqtrajtimeve fizike nga ana e autoriteteve të burgut. Mediet shqiptare nga Maqedonia kanë zbardhur rrëfimet e disa shqiptarëve, të cilët ndonëse në paraburgim, i nënshtrohen rrahjeve e presioneve nga autoritetet e burgut. Diskriminimi merr edhe ngjyra etnike saqë të burgosurit shqiptarë privohen edhe nga shëtitjet rutinore brenda oborrit të burgut, gjë që nuk ndodhë me të burgosurit sllavo-maqedonas. Të burgosurit shqiptarë në Burgun e Prilepit paralajmërojnë një grevë të përgjithshme. “Ne jemi kundër shtetit që i keqtrajton njerëzit mbi baza etnike dhe politike, sepse pjesa më e madhe e atyre që ndodhen këtu janë  shqiptarë”, citohet të ketë thënë një i burgosur shqiptar. Duke kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, të burgosurit shqiptarë thonë se greva e tyre nuk bëhet me qëllim të shkaktimit të trazirave, por vetëm për të kërkuar të drejtat e garantuara me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …