Maqedonia

Shqiptarët në Maqedoni me 20 parti politike

Skena politike shqiptare në Maqedoni vazhdon të jetë më e fragmentarizuar se asnjëherë më parë, ku numri i partive ka arritur në 20 sosh. Këto subjekte politike, të zhytura në një luftë të thellë njëra me tjetrën, aspirojnë të tërheqin elektoratin shqiptar. Derisa në fillim të viteve 90-ta ishte vetëm një parti politike shqiptare, 14 vite më vonë skena politike shqiptare në Maqedoni gëlon nga dhjetëra parti. Prej partive kryesore të pasluftës, si BDI dhe PDSH kanë rrjedhur fraksione të reja, të cilat janë shndërruar në parti, ndërkohë që janë shfaqur edhe parti të reja si ‘Uniteti’, Lëvizja ‘Besa’ e të tjera. Krejt kjo ka ndikuar në copëzimin e elektoratit shqiptar dhe në një aspekt më të gjerë edhe në dobësimin e peshës politike të shqiptarëve në Maqedoni. Përpjekja e para disa viteve për të krijuar një opozitë të bashkuar shqiptare në Maqedoni ka dështuar në mënyrë të vajtueshme si pasojë e përçarjeve dhe mos-pajtimeve të thella.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …