Të shqetësuar për gjendjen e tyre të rëndë në veri

Shqiptarët në veri të Mitrovicës kërkojnë që problemet e tyre të trajtohen me seriozitet dhe drejtësi

Organizata  e quajtur “Këshilli i Veriut” e cila  e përbëhet nga pesë përfaqësuesit e lagjeve të banuara me shqiptarë, në veri të Mitrovicës, ka shprehur shqetësim për gjendjen tejet të rëndë të këtyre banorëve në atë pjesë të vendit. Përfaqësuesit e kësaj organizate gjatë një konference për media të mbajtur të shtunën afër urës së Ibrit, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe faktori ndërkombëtar që të merren seriozisht me kërkesat e tyre.Nazmi Ismajli, kryetar i “Këshillit të Veriut” ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në veri, si në aspektin ekonomik, social, të ndërtimit të shtëpive, por edhe pastrimin etnik që po iu bëhet atyre në atë pjesë. Sipas tij, shqiptarët e asaj pjese kanë mbetur nën mëshirën e Zotit. Në emër të ‘Këshillit’ ka folur edhe Gani Hysenaj, përfaqësues i ‘Kodrës së Minatorëve’. Ai  përveç tjerash potencoi çështjen e papunësisë si problemin kryesor më të cilin po ballafaqohen shqiptarët atje. Fevzi Beqiri, përfaqësues i ‘Lagjes së boshnjakëve’, ka kritikuar përpjekjet e kryetrit Bahtiri për heqjen e sheshit ‘Adem Jashari’ që ka ndodhur ditë më parë. Sipas tij, sheshi ‘Adem Jashari’ është i vetmi që simbolizon jetesën e shqiptarëve në atë pjesë, ndërsa, ka përmendur edhe nevojën për kthimin e shqiptarëve në banesat dhe pronat e tyre, si dhe ndërtimin e xhamisë së Ibrit.

Situatën e përgjithshme në veri, ai e ka quajtur si një bombë të kurdisur e cila mund të shpërthejë çdo moment. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me vizitën e kryenegociatores Edita Tahiri dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që i kanë bërë ditë më parë njërës prej kafiterive në veri të qyteti, Beqiri tha se vizitat e tilla janë vetëm spektakël dhe marrëveshje mes politikanëve, sa për të qëndruar në pozitat e tyre. (KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …